Lajmet e fundit

Në fotografitë ekskluzive të DailyMail, çifti u shfaqën të relaksuar dhe të qetë pranë njëri-tjetrit, përcjell klankosova.tv.
Në fotot e tyre që arritën në LA, Ben dhe Jennifer dukeshin të veshur thjeshtë derisa dilnin nga aeroplani privat pas udhëtimit të shkurtër, ku kishin paketuar një sasi të konsiderueshme bagazhesh.
Aktori thuhet se ka një shtëpi në Yellowstone Club në Big Sky, Montana, ku ai besohet të ketë qëndruar me Lopez pasi kishte bërë pushime familjare atje me ish-gruan Jennifer Garner dhe tre fëmijët e tyre, Violet, Seraphina dhe Samuel.
Burimet kanë pohuar se dyshja kaluan rreth një javë së bashku dhe ata ishin vetë gjatë qëndrimit të tyre.
Ata u rikthyen në LA gjatë ditës së shtunë dhe kjo është hera e dytë që Ben dhe Jennifer janë parë së bashku në pak më shumë se një javë.