Lajmet e fundit

Në këtë dalje të çiftit nuk kishte se si të mos binte në sy unaza e fejesës me gur diamanti e Lawrence.
Në muajin mars, revista People kishte raportuar se dizajneri i bizhuterive Alison Lou kishte dizajnuar unazën me gur të madh diamanti që ka prerje të smeraldit.
Të dy kishin zgjedhur veshje të përditshme për këtë shëtitje të tyre në Manhattan.
Aktorja e njohur e kishte konfirmuar fejesën e saj në muajin shkurt kur ishte fotografuar nga paparacët me unazën e fejesës me gur gjigant diamante.
Çifti ishin në lidhje për tetë muaj para se Maroney ishte ulur në gjunjë për t’I propozuar fejesë.
Laërence dhe Maroney nuk kanë folur asnjëherë publikisht për lidhjen e tyre të dashurisë.
Burime pranë tyre megjithatë kanë thënë se ata janë shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit.