Lajmet e fundit

Jennifer Laërence mund të jetë vajza më e famshme në Hollywood, por ka një grup njerëzish për të cilët aktorja e di se cilët janë njerëzit që dëshiron t’i mbajë larg: regjisorët.
Lawrence ka thënë se mendon që regjisorët e urrejnë për shkak se vazhdimisht i kërkojnë të këndojë nëpër filma.
“E kam një teori sipas të cilës regjisorët mua më urrejnë shumë”, ka thënë 25 vjeçarja Lawrence për revistën Entertanimend Tonight, transmeton Klan Kosova. “Nuk e di pse më urrejnë. Është gjëja më e çuditshme”.
Këto fjalë ajo i ka thënë në mbrëmjen e premierës së filmit Joy të dielën, film ky në të cilin Jennifer këndon.
Edhe në filmin The Hunger Games: Mockingjay, asaj i është kërkuar që të tregojë aftësitë e saj vokale me këngën “The Hanging Tree”.
Mirëpo, edhe pse ajo këndon si profesioniste, s’do të thotë se dëshiron të bëhet yll popi.
“S’kam thënë kurrë e as se kam menduar se di të këndoj apo se kënaqem duke kënduar”.