Lajmet e fundit

Fituesja e çmimit Academy Award, aktorja 28 vjeçare e ka përkëdhelur gjatë gjithë kohës të dashurin e saj, drejtorin e galerisë së arteve, 33 vjeçarin Maroney derisa në një moment edhe kanë shkëmbyer një puthje të ëmbël.
Lidhja e Lawrence dhe Cooke po bëhet shumë serioze, pasi ata kanë nisur të jetojnë së bashku vetëm pas gjashtë muajsh lidhje dashurie, transmeton Klan Kosova.
Çifti kanë nisur lidhjen e tyre në muajin qershor pasi Maroney u njoftua me Lawrence nga shoqja e tij e ngushtë, Laura Simpson.
Aktorja edhe më herët kishte lidhje dashurie me fytyra publike.
Ajo ishte në lidhje me regjisorin e Mother!, Darren Aronofsky, nga muaji shtator i vitit 2016 deri në muajin tetor të vitit 2017.
Para Aronofsky, Lawrence ishte në një romancë sekrete me Chris Martin nga muaji shtator i vitit 2014 deri në muajin gusht të vitit 2015.