Lajmet e fundit

Ndoshta të gjithë e kanë ndjerë atë, e kanë menduar atë dhe e kanë dëshiruar atë dhe tani ne e dimë me siguri se ka pasur patjetër “kimi” jashtë ekranit mes Jennifer Lawrence and Liam Hemsworth.
Gjatë paraqitjes së saj të parë në Watch What Happens Live me Andy Cohen, Lawrence nuk ka hezituar të flasë për një “bashkëveprim” mes tyre kur kamerat ishin të ndalura.
Jo vetëm kaq. Lawrence gjithashtu rrëfeu për pirjen e “barit” para ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oskar dhe aftësitë e Bradley Cooper për puthje.
"Liam dhe unë jemi rritur së bashku. Ai është vërtetë seksi. Çfarë do të bënit ju?...Po, unë e kam bërë” ka thënë ajo kur është pyetur lidhur me një puthje të mundshme mes të dyve, transmeton Klan Kosova.
“Ai është fantastik në të puthur” ka thënë aktorja kur e ka përmendur aktorin Bradley Cooper.