Lajmet e fundit

Nuk ka shumë kohë kur është kuptuar lidhja në mes të aktores Jennifer Lawrence dhe regjisorit të Black Swan, Darren Aronofsky. Por, që tani si duket gjërat në mes tyre janë bërë shumë serioze.
Ata tashmë janë duke folur për martesë dhe për fëmijë, transmeton Klan Kosova.
“Jennifer është duke iu thënë miqëve që ai është i duhuri. Ajo po ndihet sikur e ka qetur të vetmin dhe të duhurin.
Ndonëse në mes tyre ekziston dallim i madh në moshë kjo gjë nuk po duket problematike për ta
“Vitet janë thjeshtë numër dhe atyre as që ju intereson dallimi prej 21 vjetësh që kanë me njëri – tjetrin”, ka thënë një burim i revistës Life and Style.