Lajmet e fundit

Jennifer Lawrence dëshiron sapun për ditelindjen e saj.
Aktorja e ‘Hunger Games’ do ta festojë ditëlindjen e 25-të muajin e ardhshëm dhe ka zbuluar se çfarë do të dëshirontë të pranontë si dhuratë.
Ajo ka thënë: “Më pëlqen shumë sapuni i hotelit Greenwich. Do të dëshiroja një grumbull të sapunëve ngjyrë vjollce dhe kaltër nga Greenwich Hotel. Këtë dua”.
Duke folur për E! News, kolegu i saj Josh Hutcherson, ka pranuar se në ditëlindjen e saj të vitit të kaluar ai ka harruar t’i blejë ndonjë dhuratë, por sivjet po planifikon diçka speciale, transmeton Klan Kosova.
“Më duhet ta përmirësoj atë gabim. Zot, çfarë mund të blesh për dikë si Jen? Përqafime dhe dashuri”.
Ndërsa kolegu tjetër i saj, aktori Liam Hemsworth, ka bërë shaka, duke thënë se do të vjedhë diçka nga bukuroshja bjonde dhe më pas t’ia kthejë si dhuratë.