Lajmet e fundit

Sipas revistës Forbes, Jennifer Lawrence është aktorja më e paguar e vitit, transmeton Klan Kosova.
Aktorja e The Hunger Games ka fituar 52 milionë dollarë gjatë vitit 2015, duke i prirë aktores Scarlet Johansson, e cila fitoi 35.5 milionë dollarë.
52 milionëshi i Lawrence e vendosë atë në krye të të gjithë aktorëve më të paguar të vitit 2015, krahas aktorit Robert Downey Jr, i cili fitoi 80 milionë.
Aktorja e Spy, Melissa McCarthy është aktorja e tretë me radhë më e paguar për vitin 2015, me 23 milionë dollarë të fituara, derisa aktorja kineze Bingbing Fan radhitet e katërta me 21 milionë.
Fan është e vetmja jo-amerikane që kishte arritur të hyjë në këtë listë.
Nga ana tjetër Jennifer Anniston është duke e kompletuar top pesëshen me fitime në vlerë prej 16.5 milionë dollarë.
Top Dhjetëshja e aktorëve më të paguar janë të listuar si më poshtë.
1. Jennifer Lawrence - $52,000,000
2. Scarlett Johansson - $35,500,000
3. Melissa McCarthy - $23,000,000
4. Bingbing Fan - £21,000,000
5. Jennifer Aniston - $16,500,000
6. Julia Roberts - $16,000,000
7. Angelina Jolie - $15,000,000
8. Reese Witherspoon - $15,000,000
9. Anne Hathaway - $12,000,000
10. Kristen Stewart - $12,000,000