Lajmet e fundit

“Entertainment Weekly” ka shpallur Jennifer Lawrence aktoren e vitit.
Lawrence është fituese e çmimit “Oscar” ndërsa arriti të marrë vëmendjen me paraqitjen e saj të shkëlqyer në episodin e ri të filmit “Hunger Games”.
Ajo është shprehur se rolit të saj kryesor qysh nga vitit 2012 po i vjen fundi ndonëse nuk e ka pritur këtë, transmeton Klan Kosova.
“Nuk mendoja se do t’i vinte fundi. Por kjo ndodhi vetëm për një kohë sepse e dija se do të fundosej. Kjo është në rregull. Është në rregull që ne të vazhdojmë përpara”, ka thënë ajo për këtë revistë.