Lajmet e fundit

Jennifer Garner dhe i dashuri i saj John Miller janë parë për herë të parë publikisht të premten, por kjo duket se nuk do të thotë se lidhja e tyre e dashurisë po bëhet më serioze.
“Ajo nuk e quan atë të dashur. Por ajo e do gjithë vëmëndjen që merr nga John. Ata argëtohen së bashku dhe po e marrin shtruar”, ka thënë një burim për revistën People.
Sipas të njëjtit burim, për shkak se lidhja e tyre nuk është akoma shumë serioze, aktorja 46 vjeçare nuk e ka njoftuar të dashurin e saj, drejtorin ekzekutiv të Cali Group, me fëmijët e saj me Ben Affleck: Violet (12), Seraphina (9) dhe Samuel (6).
“Ajo takohet me John, vetëm kur nuk është e zënë me fëmijët e saj. Ai e kupton se fëmijët e saj janë prioriteti i saj i parë”.
Garner dhe Affleck kanë fianlizuar divorcin e tyre më hërët gjatë këtij muaji, pasi kishin bërë të ditur në muajin prill të vitit 2015 se po ndahen pas 10 vjetësh martesë.
“Jen është në një gjendje të mirë emocionale. Ajo është e çliruar se divorci i saj është finalizuar dhe Ben po ia del gjithashtu mirë”, ka deklaruar një burim pranë çiftit.
Në ndërkohë, Miller po ashtu së fundmi ka finalizuar divorcin e tij me bashkëshorten, violinisten Caroline Campbell, pasi kishin njoftuar në vitin 2014 se po ndahen.
Ata kanë dy fëmijë së bashku.