Lajmet e fundit

Aktorja Jennifer Garner kishte një shëtitje me vajzën e saj Seraphina gjashtë vjeçare të shtunën në Santa Monica.
Garner, 43 vjeçare, njoftoi për ndarjen e saj nga aktori Ben Affleck, pas një martese 10 vjeçare në fillim të këtij viti, por të dy prej tyre kanë mbajtur unazat, me pretendimet që sugjerojnë se ata ishin duke e bërë këtë vetëm për fëmijët e tyre.
Por, tani aktorja këtë herë është parë pa unazë në gisht, transmeton Klan Kosova.
Jennifer e cila kohët e fundit u kthye përsëri në shtëpi, pas xhirimit të filmit të saj të krishtlindjeve " Miracles from Heaven in Atlanta", kishte veshur një bluzë të bardhë të thjeshtë dhe një palë xhinse.
Në fillim të këtij muaji Garner u fotografua me Ben 43 vjeçar në një shëtitje familjare, duke vënë në pikëpytje lidhjen e tyre.