Lajmet e fundit

Jennifer Garner dhe Ben Affleck janë duke e marrë seriozisht miqësinë e tyre.
Ish-bashkëshortët gëzuan një mëngjes së bashku me djalin e tyre Samuel në Brentwood, Kaliforni, 22 prill.
Dyshja, të cilët u panë shumë miqësor, u nisën së bashku drejt shkollës së Samuelit, ku edhe qëndruan për një kohë, raporton E! News, transmeton Klan Kosova.
Dy fëmijët e tyre – Violet, 10 vjeçare dhe Seraphina 7, tashmë ishin në shkollë atë ditë.
Garner dhe Affleck, kanë mbetur në marrëdhënie të mira për hir të tre fëmijëve të tyre, që nga ndarja në qershorin e kaluar, dhe kanë kaluar shumë festa të mëdha së bashku, duke përfshirë Krishtlindjet dhe Ditën e Shën Valentinit.