Lajmet e fundit

“Mbretëresha e flokëve” e ka bërë atë përsëri.
Ishte mjaft surprizë për të kapur një paraqitje të shkurtër të Jennifer Aniston kur ajo u largua nga Atlanta gjatë xhirimeve të filmit të saj të ardhshëm, Zogjtë e verdhë-një nga disa rolet e saj të reja në ekran që nga paraqitja e saj e fundit në ekran nga viti 2014.
Ndërsa ka ende shumë për të mësuar në lidhje me rolin e saj të ri, një gjë është e qartë, roli i saj i ri ka kërkuar një ndryshim drastik në flokët e saj, transmeton Klan Kosova.
Fituesja e Golden Globe u pa me flokë më të shkurtra dhe një ngjyrë të flokëve ngjyrë mjalti.
Për të kompletuar pamjen e saj, ajo u pa me një kostum ngjyrë të kaltër të mbyllur me një bluzë ngjyrë kafe të hapur dhe një qafore ngjyrë ari.
Megjithatë, para se të shtoni këtë prerje të re në “galerinë e pamjeve” të aktores, duhet ta pranojmë se kjo është vetëm një parukë.
Aniston më vonë është fotografuar përsëri në flokët e saj të zakonshme.
Megjithatë me ndryshime ose pa ndryshime, pamja e saj është larg nga pamja e saj e dikurshme kur shihej Aniston me flokët e saj kaçurela në ditët e hershme të famës.
Për këtë është kujdesur Mayim Bialik e cila ka postuar një fotografi ku shihet bashkë me Aniston në fillim të viteve 90’ta.
“Po, jam unë dhe Jennifer Aniston në dhomën time të fëmijërisë. Ne bëmë bashkë një shoë para se unë të bëja “Blossom”” ka thënë ajo duke ndarë këtë foto me fansat e tyre.