Jennie Garth u përball me reagime të ashpra gjatë kësaj jave pasi nuk foli për vdekjen e mikut të saj Luke Perry, në rrjetet sociale.
Aktorja ka postuar për herë të parë në Instagram pas vdekjes së Perry, për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, në vend të shokut të saj.
Pasi shumë ndjekës e sulmuan, ajo vendosi të flasë.
“Unë zgjodha t’i postoj këto femra sot, sepse janë jeta ime. Sepse sot është një ditë për të festuar të gjitha gratë. Mendova për këtë dhe e di se miku im i dashur do të dëshironte këtë gjë”.
Jennie shtoi: “Fëmijët e tij ishin jeta e tij. Dhe kushdo që e njihte atë, e ka ditur se atij nuk i interesonin rrjetet sociale. Pra, ju lutem mos gjykoni ose mos bëni komente të pasakta. Kjo është me të vërtetë pakujdesi”.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.