Jeff Beck, njëri nga kitaristët më me ndikim të rock-ut, ka vdekur në moshën 78-vjeçare.
Muzikanti britanik u bë i njohur si pjesë e Yardbirds, ku zëvendësoi Eric Clapton, përpara se të formonte grupin "Jeff Beck" me Rod Stewart.
Toni dhe prania e tij ripërcaktuan muzikën e kitarës në vitet 1960 dhe patën ndikim edhe në zhanret, si heavy metal, jazz-rock dhe punk.
Vdekja e Beck u konfirmua në faqen e tij zyrtare në Twitter.
“Në emër të familjes, me pikëllim të thellë e ndajmë lajmin për ndarjen nga jeta të Jeff Beck”, thuhet në deklaratë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.