Lajmet e fundit

Ish-guvernatori i Floridas, Jeb Bush më në fund ka zyrtarizuar kandidaturën e tij republikane për President të SHBA-së, transmeton Klan Kosova.
Në një video para zyrës së tij në Majami, 62-vjeçari, vëllai i ish-presidentit George W. Bush, deklaroi: "Unë jam i gatshëm të udhëheq". Në videon e tij të fundit të titulluar “The Greatest Century” , ai flet me nota optimizmi duke thënë: “Unë shoh një vend të madh në prag të shekullit të saj më të madh, dhe unë jam gati ta udhëheq”.
Gjatë një turneu në Evropë javën e kaluar, Bush paralajmëroi se ai nuk do të heqë dorë nga bindjet e tij kryesore, dhe pse disa nuk mbështeten nga partia e tij.
"Nuk do të ndryshoj veten. I respektoj njerëzit që nuk janë dakord me mua, por nuk do të ndryshoj këndvështrimet e mia, sepse sot dikush ka një këndvështrim të ndryshëm”, tha Bush./klankosova.tv