Lajmet e fundit

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ka konfirmuar se tashmë ka një marrëveshje mes Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe për çështjen shumëgjatë të diskutuar BREXIT.
Juncker përmes një adresimi të tij nga Twitter, ka thënë se aty ku ka vullnet, ka një marrëveshje dhe tashmë e kanë një të tillë, njofton Klan Kosova.
''Aty ku ekziston dëshira, ekziston një #marrëveshje - ne kemi një! Kjo është një marrëveshje e drejtë dhe e ekuilibruar për BE-në dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe është dëshmi për angazhimin tonë për të gjetur zgjidhje. Unë rekomandoj që nga BE të miratojnë këtë marrëveshje'', është shprehur ai duke ndarë dhe dokumentet për ujdinë e arritur.
https://twitter.com/JunckerEU/status/1184764705384124416
Se ka një marrëveshje për BREXIT, ka bërë të ditur edhe Kryeministri britanik Boris Johnson, i cili paralajmëroi që kjo marrëveshje mund të kalojë këtë të shtunë nga parlamenti, njofton Klan Kosova.
https://twitter.com/BorisJohnson/status/1184764798107602944
''Kemi një marrëveshje të re të rëndësishme që kërkon kontrollin e duhur - tani Parlamenti duhet ta bëjë Brexit të shtunën në mënyrë që të mund të kalojmë në përparësi të tjera si kostoja e jetesës, spitali, krimi i dhunshëm dhe mjedisi ynë''.