Lajmet e fundit

Prezantuesja e njohur shqiptare, tashmë edhe këngëtare, ka zbuluar datën e publikimit të këngës së re së bashku me videoklip, njofton Klan Kosova.
Luana postoi një video të shkurtër në llogarinë e saj në Instagram, me anë të së cilës ka treguar se më 23 nëntor me fillim të orës 18:00 do të lansohet projekti i saj më i ri muzikor.
Në këtë klip, Luanën do ta shohim në një stil të viteve të 80-ta, krejtësisht ndryshe me atë që jemi mësuar ta shohim.
“Je veç ti”, pason “Ai” të publikuar muaj më parë, me të cilën këngëtarja mori miliona klikime në youtube.
https://www.instagram.com/p/BNFb8S3gHtG/?taken-by=luanavjollca