Jayveous Mckinnis, basketbollisti i Bashkimit, është përzgjedhur si MVP i javës në Superligën e Kosovës, falë performancës së tij mbresëlënëse ndaj Vëllaznimit.
Në ndeshjen e zhvilluar në Prizren, Mckinnis shënoi 24 pikë dhe siguroi 20 kërcime, transmeton Klankosova.tv.
Ai gjithashtu kontribuuoi me një top të vjedhur dhe një bllokadë, duke e mbyllur ndeshjen me indeksin më të lartë të javës, 35, në këtë xhiro dhe duke u shpallur MVP i kësaj jave.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.