Jay-Z e mbylli sërish llogarinë e tij në rrjetin social Instagram, një ditë pasi e hapi atë.
Ai është i njohur për faktin se nuk është aktiv në rrjetet sociale, ndaj të gjithë u habitën që ai hapi një llogari.
Pavarësisht se u bë pjesë e tyre, Jay-Z publikoi vetëm një fotografi, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Për një ditë, ai arriti të grumbulloi gati 2 milionë ndjekës dhe pas kësaj ai e mbylli sërish llogarinë.
Reperi i njohur përmes një statusi në Twitter, më parë kishte bërë një shaka për praninë e tij në rrjetet sociale.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.