Lajmet e fundit

Jay-Z, Beyonce dhe tre fëmijët e tyre do të jetojnë në goxha luks në Malibu këtë verë.
Mirëpo kjo vetëm deri në përfundim të muajit gusht.
Vila superluksoze, qeraja e së cilës kushton 400,000 dollarë për një muaj, do të jetë shtëpia e familjes Carter për vetëm tre muaj, pasi që Blue Ivy do të filloj mësimet në një shkollë ekskluzive që gjendet në Los Angeles.
Më parë çifti jetonin në një hotel luksoz, pasi që kërkimi për blerjen e një shtëpie ishte pa sukses.
Beyonce dhe Jay Z janë të gatshëm të shpenzojnë rreth 75 milionë dollarë në një shtëpi të re, megjithatë asgjë deri me tani nuk ju ka pëlqyer.
E burime të afërta me çiftin kanë thënë që shtëpitë për shijen e tyre kishin çmime më të larta se 150 milionë dollarë.