Lajmet e fundit

Për kënëgtarin, Jay Z vajza e tij është dashuria më e madhe për të dhe këtë ai e tregon sa herë që ka mundësi ose shihet në public me të.
Të njejtën gjë e bëri edhe kur u pa bashkë me të bijën, Blue Ivy derisa po largoheshin me helikopter nga New Yorku të dielën në mbrëmje.
Reperi i mirënjohur u pa me të bijën në krahë derisa u largua nga helikopteri për tu futur në makinën që po i priste derisa përreth kishte shumë fansa që ishin mbledhur për ta parë, transmeton Klan Kosova.
45 vjeçari ishte veshur thjeshtë më një bluzë të zezë dhe një palë pantollona ngjyrë bezhë derisa Blue Ivy kishte të veshur një fustan të bardhë.
Ditë më parë, edhe Beyonce kishte treguar dashurinë e saj ndaj bijës duke postuar një fotografi në rrjetin social Snap ku shiheshin të dyja me bikine të njejta.