Lajmet e fundit

Jay Mohr ka kërkuar divorc nga gruaja e tij Nikki Cox pas nëntë vitesh martesë, transmeton Klan Kosova.
Pavarësisht divorcit, duket se çifti ka në plan të qëndrojë së bashku, pasi ata kanë lëshuar një deklaratë për TMZ duke thënë se janë ende të lumtur me njëri-tjetrin, transmeton Klan Kosova.
“Ne jemi shumë të martuar. Shumë në dashuri. Shumë të lumtur dhe kjo është më të vërtetë e gjitha”, thuhet në deklaratë.
Jay ka paraqitur dokumentet të martën dhe më pas të mërkurën paraqiti një peticion urgjent për kujdestarinë e plotë fizike të djalit të tyre pesëvjeçar.
Ai ka thënë se Nikki është duke vuajtur nga depresioni dhe është i shqetësuar që fëmija i tyre është në rrezik nëse e lë vetëm me të për shkak të një problemi "serioz" dhe "të vazhdueshëm" të drogës.