Lajmet e fundit

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s Javier Solana u pranua në spital pas testimit pozitiv për koronavirus, ka thënë një burim për Reuters, duke shtuar se shëndeti i tij po përmirësohej dhe se ai ishte vënë nën përkujdesje si masë paraprake.
Gazeta ABC ishte e para që raportoi të premten se Solana ishte shtruar në spital për koronavirus në Madrid të mërkurën, njofton Klan Kosova.
Solana, 77 vjeç, shërbeu si sekretar i përgjithshëm i NATO-s nga 1995-1999, Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme nga 1999-2009 dhe ishte ministër i Jashtëm i Spanjës nën Kryeministrin Felipe Gonzalez nga 1992-1995.
Ai mori pjesë në një ngjarje me ministrin e Jashtëm spanjoll Arancha Gonzalez Laya të hënën.