Lajmet e fundit

Ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, mund të hyjë në rend dite për votim në Kuvend gjatë javës që vjen.
Siç ka raportuar nga Kuvendi gazetari i Klan Kosovës Besnik Tahiri, sot Kryesia e Kuvendit në mbledhjen me shefat e grupeve parlamentare, pritet që ta caktojë datën kur marrëveshja pritet të shkojë në Kuvend.
Por siç e thonë rregullat e parlamentit, një marrëveshje ndërkombëtare mund të shkojë për ratifikim vetëm katër ditë që nga përcaktimi i datës nga kryesia, dhe se kjo pritet të ndodhë javën e ardhshme.