Lajmet e fundit

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, njofton se javën e ardhshme pritet që të finalizohet udhëzimi administrativ që rregullon procedurat e aplikimit në skemën e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta.
Kjo është vendosur gjatë një takimi që Ministri Arban Abrashi ka pasur me Drejtorin e Zyrës së Kategorive te Dala nga Lufta, Faik Fazliun.
“Ministri Abrashi dhe z. Fazliu diskutuan edhe për një sensibilizim më të madh të këtij procesi, pasi që gjatë muajit shtator do të përfundojnë të gjitha procedurat dhe rrjedhimisht hapet rruga për jetësimin e ligjit”, thuhet në njoftim.