29.08.2016 · përditësuar para 3624 dite1 min lexim
23 Gusht 2016. Tre të vrarë në Gjakovë.
25 Gusht 2016 Dy të vrarë në Deçan.
27 Gusht 2016. Një e vrarë në Shtërpcë.
29 Gusht 2016. Dy të vrarë në Prishtinë.
8 vrasje brenda një jave.
Një periudhë e këtillë nuk mbahet në mend në vendin tonë, transmeton Klan Kosova.
Vrasje për motive konfliktesh personale, familjare... Vrasje e njerëzve si zgjidhje e problemeve.
Kulminim makabër i një periudhe të dobësimit të madh të institucioneve të drejtësisë dhe policisë.
S’ka dhënie të përgjegjësisë, s’ka urgjencë, s’ka garanci publike për sanksionimin e atyre që nuk e kryejnë punën e tyre si duhet.
Ka vetëm ikje nga fajësia.
Dhe kjo do të shkaktojë më shumë vrasje dhe më shumë dhembje në të ardhmen.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.