Lajmet e fundit
Fushat me presion të ulët që kanë përfshirë vendin do të jenë të qëndrueshme deri ditën e mërkurë. Në këtë gjendje sinoptike do të mbajë mot kryesisht i vranët me riga shiu dhe rrufe.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8C -12C, ndërsa ato maksimale do të lëvizin ndërmjet 18C -22C celsius.
Shtypja atmosferike deri të mërkurën do të mbetët nën vlerat e normales, ndërsa nga e enjtja e tutje do të ketë ngritje të shtypjes mbi vlerat e normales.
Nga dita e enjte deri të dielën do të ketë ndërprerje të reshjeve dhe tendencë për ngritje të lehta të temperaturave maksimale.