Java Kulturore Malazeze fillon sot dhe zgjat deri më 11 shtator 2025 në Tiranë, duke sjellë art, muzikë, histori dhe kujtesë kulturore. Kjo javë shënon dhe fillimin e sezonit të dytë të Javëve Kulturore Ndërkombëtare 2025.
Publiku do të përjetojë emocionet e një koncerti me piano të muzikës së dhomës, ku tingujt e instrumenteve krijojnë një atmosferë plot ndjesi.
Ekspozita e dokumenteve “Përfaqësitë Konsullore të Malit të Zi 1880-1914” na kthen pas në kohë, duke zbuluar dëshmi të rralla diplomatike. Një tjetër ekspozitë sjellë libra të vjetër, harta dhe kartolina që trajtojnë Shqipërinë e shekullit XIX dhe gjysmës së parë të shekullit XX, një udhëtim i veçantë nëpër kujtesë.
Shfaqja teatrale “Rasti i Virginia-s”, është shfaqja që ngre pyetje të forta mbi shoqërinë, të drejtat dhe barazinë.
Nga muzika te arti skenik, nga dokumentet historike te librat e rrallë, Java Kulturore Malazeze do të zbulojë një përvojë unike që bashkon kulturën dhe historinë./Klankosova.tv

●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.