Nga sot e deri më 16 nëntor, mbahet Java Kulturore e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri një javë e pasur me art, kulturë, muzikë, inovacion dhe sport.
Mbrëmja nis me tinguj simfonikë nën drejtimin e dirigjentit të njohur britanik Dr. James Ross dhe Orkestrës Simfonike të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit Shqiptar.
Nga koncertet simfonike tek workshop-et digjitale, nga filmat britanik dhe shqiptar tek ekspozitat artistike, nga seminarët historikë tek shfaqjet emocionuese të filmave, nga performancat live elektronike tek Inteligjenca Kreative, dhe nga performancat muzikore Jazz, R&B dhe Rock tek sporti i futbollit, kjo javë sjellë një program plot aktivitete, emocione dhe energji.
Një javë ku arti, kultura, edukimi, muzika dhe sporti bashkohen për të festuar krijimtarinë, miqësinë dhe të ardhmen e përbashkët./Klankosova.tv

●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.