Lajmet e fundit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.
Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.
Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, kurse, temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius, transmeton Klan Kosova.
Shtypja atmosferike sërish do të rritet dukshëm mbi vlerat e normales. Lagështia relative në mëngjes do të jetë rreth 80%, kurse gjatë ditës do të zbresë rreth 40%.
Do të fryjë erë nga drejtimi verilindor me shpejtësi deri 7m/s.