Lajmet e fundit

Edicioni i 26-të i “Javës së Frankofonisë”, do të hapet sonte nga ora 20:00, në Kino Armata në Prishtinë, me një mbrëmje të veçantë në frymën e muzikës dhe kulturës, me këngëtaren Linda Rukaj, e shoqëruar në piano nga Antonio Fjerca.
Në kuadër të kësaj jave, nga sot e deri më 30 mars, do të zhvillohen aktivitete të ndryshme kulturore, si konferenca, ekspozita fotografike, koncerte, shfaqje teatrale dhe filmike etj, që promovojnë kulturën frankofone dhe dialogun ndërkulturor.
Këtë vit, Gjilani dhe Vitia janë në qendër të programit, duke mirëpritur disa aktivitete përgjatë gjithë javës e cila do të përmbyllet në Prishtinë me shfaqjen e filmit “Monsieur Aznavour”.