18.03.2016 · përditësuar para 3788 dite1 min lexim
“Java e Frankofonisë” e cila ka filluar këtë të premte, me 18 mars, e do të zgjasë deri me 26 mars, nuk do të jetë e lokalizuar vetëm në Prishtinë, por edhe në qytet të tjera, ka thënë, Nerimane Kamberi, profesoreshë e Gjuhës dhe Letërsisë Frënge në Universitetin “Hasan Prishtina”, në Ora e Fundit në Klan Kosova.
“Java e Frankofonisë është një bashkëpunim me Ambasadën e Francës. Kemi një agjendë të pasur si çdo vit, ku përfshihet kinematografia frankofone, do të kemi koncerte me muzikë franceze dhe gjithashtu kemi një konferencë diplomatike për klimën, një konferencë për studentët, që t’iu tregohet pse të studiohet në Francë”, ka thënë Kamberi.
“Kjo ngjarje nuk është e lokalizuar vetëm në Prishtinë, por edhe në qytetet e tjera të Kosovës. Sivjet në programin e javës së frankofonisë, është bashkëpunuese edhe Ministria e Punëve të Jashtme pasi që e mbështetë konferencën për klimën”.
Kamberi e ka cilësuar këtë javë si shumë të rëndësishme ndërska ka treguar se “raportet politike nuk janë temë e këtij programi, por vetëm çështjet që kanë të bëjnë me kulturë”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.