Lajmet e fundit

Javën e ardhshme do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
“Vranësirat vende-vende do të shoqërohen me riga të izoluara dhe të dobëta shiu”, njofton Instituti Hidrometeorologjik, përcjell Klan Kosova.
Temperaturat do të jenë në ngritje gjatë pesë ditëve të para, minimalet nga 11-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës nga 23-29 gradë.
“Shtëpja atmosferike është mbi vlerat e normales, por gjatë javës do të pësoj rënie të lehta . Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme por dominues do të mbetet veriperëndimi, shpejtësia maksimale e së cilës do të arrijë deri 9 metra për sekondë”.