Sot nis java e 31-të e Superligës së Kosovës në futboll, ku janë paraparë të zhvillohen tri ndeshje tejet interesante.
Vëmendja pa dyshim do të jetë te përballja mes Dritës dhe Prishtinës.
Kjo ndeshje nis nga ora 15:00, dhe transmetohet direkt në Artmotion në kanalin Sport 1.
”Intelektualët” janë liderë të tabelës me 57 pikë, derisa ”Plisat” renditen në vendin e katërt, me 45 pikë”.
Dy skuadrat të cilat po luftojnë për një vend që dërgon në garat evropiane, Malisheva dhe Gjilani do të luajnë mes vete.
Po ashtu ndeshje interesante do të jetë edhe ajo mes Llapit dhe Prishtinës së Re, dy skuadrave që po luftojnë për mbijetesë.
Edhe këto dy përballje do të transmetohen me fillim nga ora 15:00 në Artmotion.

●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.