Pas përfundimit të garave të kombëtareve, Superliga e Kosovës në futboll rikthehet me ndeshjet e xhiros së 26-të.
Ndeshja e hapëse e kësaj xhiroje do të zhvillohet sot ku do të ballafaqohen Drita dhe Gjilani në derbin e madh të qytetit të Gjilanit.
Drita hyn në këtë derbi në pozicion komod, pasi mund të thuhet se veçse e ka rrëmbyer titullin e këtij edicioni. Skuadra ka krijuar distancë prej 11 pikëve nga vendi i dytë Ballkani.
Nga ana tjetër, Gjilani që e nisi shumë dobët sezonin, tashmë ka ri-gjetur formën dhe momentalisht ka 35 pikë në vendin e katërt dhe synon së paku pozitën e tretë që dërgon në garat evropiane sezonin e ardhshëm.
Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 14:00 në stadiumin ndihmës në Gjilan (te rrethi), ndërsa transmetohet direkt në kanalin sportiv Sport1 të platformës Artmotion. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.