Lajmet e fundit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se kjo javë do të nisë me ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshëm atmosferik.
Kjo nënkupton se kjo situatë meteorologjike do të krijojë kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, transmeton Klan Kosova.
“Kjo situatë e paqëndrueshme meteorologjike do të vijojë ditën e hënë dhe të martë, më tej pritet stabilizim i motit dhe masa të nxehta të ajrit që vijnë nga verilindja. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-32 gradë Celsius”, thuhet në kumtesë.
“Indeksi UV mbetet mbi vlerat e normales, sidomos në rrafshin e Kosovës dhe kjo situatë do të ndikojë në kushtet biometeorologjike, për personat që kanë probleme me shëndet: tension, sheqer, rrugë të frymëmarrjes, probleme me zemër etj”.
Këtë javë pritet të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-9 metër/sekond.