Lajmet e fundit

Përfaqësues të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut janë takuar të premten me Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari.
Nw takim u tha se të drejtat e njeriut në Kosovë janë përgjegjësi e të gjithë personave që merren me mbrojtjen e tyre.
“Avokati i Popullit dikur edhe vet veprimtar i KMDLNj-së , z. Hilmi Jashari tregoi gatishmëri dhe vullnet të bashkëpunojë me shoqërinë civile në funksion të mbrojtjes së të drejtave të njeriut ndërsa me KMDLNj-në do të vazhdojë bashkëpunimin sidomos për Mekanizmin për Parandalimin e Torturës, ku pjesë e një Grupi Punues që do të ndihmojë në themelimin e këtij mekanizmi deri tash ishin IAP, QKRMT dhe KMDLNj”, thuhet në komunikatë.
Avokati i Popullit, Hilmi Jashari potencoi se të drejtat e njeriut në Kosovë janë përgjegjësi e të gjithë aktorëve që merren me mbrojtjen e tyre.