Lajmet e fundit

Avokati i ri i Popullit, Hilmi Jashari ka thënë se me ligjet në fuqi, nxënëseve nuk u ndalohet përdorimi i shamive në shkolla, por iu lejohet atyre.
Megjithatë, ai tha se kjo çështje duhet të rregullohet me ligj dhe të mos ketë mundësi për interpretime
Në një intervistë për Kallxo Live të njëjtën gjë ai e thotë edhe për komunitetin e LGBT-së. Miratimi i ligjit që e rregullon edhe këtë punë, sipas Avokatit të Popullit, është mënyra më e mirë.