Japonia po përgatitet të përballet me stuhinë më të fuqishme në 60 vjetët e fundit – tajfunin Hagibis
Sot në mbrëmje kjo stuhi e fuqishme pritet ta godasë Tokion, transmeton Klan Kosova.
Japonia veçse po i ndjenë efektet me disa zona tashme të përmbytura dhe me dhjetëra mijëra shtëpi pa energji elektrike.
Si pasojë e fatkeqësive natyrore është ka vdekur edhe një person.
Erërat me shpejtësi 180 kilometra në orë mund të shkaktojnë përmbytje të mëtejshme dhe rrëshqitje të dheut, ka paralajmëruar Agjencia Meteorologjike e Japonisë.
Disa ndeshje të Kupës së Botës në Rugby dhe gara në Formula 1 janë anuluar. Gjithashtu edhe kualifikimi për Grand Prix japonez është shtyrë.
Autoritetet kanë lëshuar këshilla për evakuim në zona me rrezik të veçantë, janë anuluar fluturimet dhe udhëtimet me tren. Dyqanet dhe fabrikat janë mbyllur gjithashtu.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.