Lajmet e fundit

Ministria japoneze e Punëve të Jashtme ka njoftuar sot është në "nivel të lartë të gatishmërisë" dhe do të "marrë të gjitha masat e mundshme" për t'iu përgjigjur çdo eventualiteti të mundshëm në Gadishullin Korean, ku Koreja e Veriut paralajmëron luftë dhe një provë të re bërthamore.
Ministria japoneze tha se ky vend do të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara, Korenë e Jugut dhe vende të tjera, dhe do të vazhdojë përpjekjet e saj për të bindur Korenë e Veriut që të përmbahehet nga provokimet dhe aktet e mëtejshme në përputhje me rezolutat e OKB-së, për të mbrojtur zhvillimin e teknologjisë së raketave, raporton AP, përcjellë Klan Kosova.