Lajmet e fundit

Qeveria Japoneze ka dhuruar sot pajisje mjekësore për 3 komuna të Kosovës dhe Klinikën e Nefrologjisë dhe Hemodializës në Qendrës Klinike Universitare, donacion ky që kap vlerën prej 260 mijë e 116 euro.
Pranimin dhe nënshkrimin e këtyre granteve e bënë drejtorët e Qendrave kryesore të Mjekësisë Familjare të Komunës së Junikut, Rahovecit, Vitisë dhe ai i Klinikës së Nefrologjisë dhe Hemodializës në Qendrës Klinike Universitare.
Ndërsa, i pranishëm në ceremoninë e dhurimit të këtyre pajisjeve ishte edhe sekretari i dytë i ambasadës së Japonisë në Austri, Mitsunori Ogasawara.
Me këtë, përfaqësuesit e shtetit japonez thanë se po mundohen që të ndihmojnë në përmirësimin e kushteve të jetës për qytetarët e Kosovës.
Në tërësi Qeveria Japoneze deri me tani në Kosovë ka realizuar 25 projekte, njofton Klan Kosova.