Japonia do të pranojë doza më të mëdha të vaksinave COVID-19 të Pfizer për të imunizuar më shpejtë të moshuarit, tha qeveria këtij vendi të premten pasi negocioi rritjen e furnizimeve.
Do të ketë vaksina të mjaftueshme të shpërndara gjatë dy javëve nga 10 maji për të dhënë dozën e parë në gjysmën e 36 milion njerëzve të moshuar të Japonisë, raporton Reuters, transmeton Klan Kosova.
Fushata e imunizimit të Japonisë filloi në shkurt, më vonë se shumica e ekonomive të mëdha dhe vaksina Pfizer është e vetmja që ofrohet.
Punonjësve shëndetësorë u është dhënë prioritet, dhe që nga e enjtja më shumë se 890 mijë njerëz tanimë kanë marrë dozën e parë të vaksinës, transmeton Klan Kosova.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.