Lajmet e fundit

Një avion ushtarak amerikan V-22 Osprey u rrëzua në oqean në Japoninë perëndimore të mërkurën me tetë persona në bord, tha roja bregdetare e Japonisë.
Një zëdhënës i rojes bregdetare tha se nuk kishte detaje të mëtejshme të incidentit pranë ishullit Yakushima të Japonisë, detaje nuk dha as për statusin e personave në bord.
Një zëdhënës i forcave amerikane në rajon tha se ata ende po mblidhnin informacione për incidentin, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Dëshmitarët thanë se motori i majtë i avionit duke se ishte në zjarr ndërsa avioni zbriste drejt detit.
Në gusht, një Osprey amerikan u rrëzua në brigjet e Australisë veriore ndërsa transportonte trupa gjatë një stërvitje rutinë ushtarake, ku mbetën të vdekur tre marinsa amerikanë.
Gjithashtu një tjetër përplasje ndodhi në oqean pranë ishullit jugor të Okinawas të Japonisë në dhjetor 2016, duke shkaktuar një ndalim të përkohshëm ushtarak të ShBA-së të avionit.
Avioni, i cili mund të fluturojë si një helikopter ashtu edhe si avion me krahë fiks, operohet nga marinsat amerikanë, marina amerikane dhe forcat e vetëmbrojtjes japoneze.
Vendosja e Osprey në Japoni ka qenë e diskutueshme, me kritikët që thonë se avioni hibrid është i prirur për aksidente. Ushtria amerikane dhe Japonia thonë se është e sigurt.