Lajmet e fundit

Futbollisti i Manchester United, Adnan Januzaj, pritet që t’i bashkohet Real Sociedad pasi që thuhet se këto dy klube janë pajtuar për një shumë prej 9.8 milionë, raporton Daily Telegraph.
Januzaj kaloi stinorin e kaluar në huazim te Sunderland dhe pritet që t’i kryejë testet mjekësore me Sociedad këtë të mërkure, pasi që i ishte kumtuar nga Jose Mourinho se nuk ka të ardhme në Old Trafford.