Lajmet e fundit

Anësori i Manchester United, Adnan Januzaj i cili këtë sezonë është duke e kaluar si huazim në Borussia Dortmund, mund të ndërrojë përsëri kampionat.
Shqiptari që mbron ngjyrat e Belgjikës, nuk po arrin të gjejë as formën që kishte në Old Trafford. Juventus është skuadra që mund të jetë destinacioni i radhës për Januzajn, shkruan footballiha.
Ai thuhet të ketë rënë në kontakt me drejtuesit e Zonjës së Vjetër dhe se pritet një kalim shokues ne Serie A, transmeton Klan Kosova.