09.05.2015 · përditësuar para 4083 dite1 min lexim
Gazetari i Klan Kosovës, Kushtrim Sadiku, njofton nga Kumanova se Gordana Jankullovska, Ministre e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, e ka shpallur të mbyllur operacionin në Lagjen e Trimave.
Ajo nuk ka dhënë ndonjë bilanc se sa persona të grupit të armatosur janë vrarë.
Sipas saj, 7 policë janë vrarë, 30 janë lënduar, por nuk ka viktima civile.
Jankullovska gjatë konferencës gjithashtu njoftoi se forcat policore edhe më tej mbeten të pozicionuara në Kumanovë, në pikat strategjike ngase sipas saj vlerësohet se gjendja akoma është e rrezikut të lartë.
Aksioni konsiderohet si ndër më të vështirët me të cilët është përballur policia e Maqedonisë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.