Lajmet e fundit
Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, e cila mbrwmw ka dhënë dorëheqje nga posti i saj ka lënë një shënim në Facebook, por ajo nuk përmend askund dorëheqjen e saj.

Jankullovska me këtë rast ka falënderuar kryeministrin Gruevski për mbështetjen.
Postimi i Jankullovskës në Facebook:
“Gjatë viteve të kaluara nuk kursyem kohën dhe energjinë duke punuar në mënyrë profesionale dhe më përkushtim gjithmonë të udhëhequr nga interesi i qytetarëve dhe mbi të gjitha nga interesat e Maqedonisë. Unë falënderoj kryeministrin për këtë besim, familjen time dhe miqtë për mirëkuptimin dhe mbështetjen”.