Lajmet e fundit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen të enjten në selinë e BE-së në Bruksel.
Në këtë takimi pritet që të shkëmbehen pikëpamjet mes dy krerëve të shteteve mbi vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Dushan Janjiq, kryetar i Forumit për Marrëdhënie Etnike, vlerëson për gazetën beogradase "Danas" se ky do të ishte "një nga takimet përgatitore për fazën e re të dialogut të Brukselit"
"Në disa nga takimet e ardhshme do të përcaktohet rezultati dhe temat për negociata të mëtejshme për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Pritet që kjo fazë përgatitore të zgjas deri në fund të vitit 2017 ose në fillim të vitit të ardhshëm. Gjithashtu, pjesëmarrësit e takimit do të bëjnë një përmbledhje të asaj që është bërë dhe çfarë nuk është bërë, në drejtim të marrëveshjeve të arritura deri më tani. Ka shumë gjëra që nuk janë zbatuar, duke përfshirë trajtimin e problemeve të tilla si komplikimet e paraqitura në lidhje me numrin + 381", ka thënë ai.
Janjiq thotë se Federica Mogherini "ka të ngjarë të mbetet në kuadër të protokollit si organizatore e takimit por pritet që së shpejti në dialog të përfshihen edhe disa nga evropianët dhe ndoshta amerikanët, të cilët do të jenë në rolin “operativ” në fazat e ardhshme negociatave, transmeton Klan Kosova.