Lajmet e fundit

Deklarata e presidentit serb Tomislav Nikoliq '" se nëse është e nevojshme mund ta dërgonte ushtrinë në Kosovë për t`i mbrojtur serbët", është propaganduese dhe e papërgjegjshme.
Kështu ka vlerësuar analisti serb Dushan Janjiq.
Ai tha për RTV Kim se është hipotetike të flitet rreth dërgimit të ushtrisë, kurse në marrëdhëniet ndërkombëtare një gjë e tillë quhet 'kërcënim me armë", transmeton Klan Kosova.
Analisti politik vë në dukje se nuk ka bazë për të dërguar trupat serbe në Kosovë.
"Sipas Kushtetutës së Serbisë, Nikoliq për të dërguar një ushtri duhet të ketë miratimin e Qeverisë, si dhe të shpallë gjendje lufte. Pra, kjo është një deklaratë antikushtetuese ", shtoi Janiq, transmeton Klan Kosova.